Një avion rus me pasagjerë u detyrua të bëjë ulje të detyruar në një fushë me misër afër Moskës pasi u gjend mes një tufë zogjsh.
Avioni me në bord 226 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit u detyrua të bëjë ulje emergjente pranë aeroportit Zhukovski të Mosca.
Avioni u përplas nga një tufë zogj një pjesë e të cilëve u futën në motor duke shkaktuar dhe dëmtime të tij.
Nga 23 persona të plagosur 5 janë fëmijë.
Avioni Airbus 321 po fluturonte ng Simferopol në Krimea. Media shtetërore e quajti mrekulli zbritjen e avionit.
Kompania “Ural Airlines” tha se avioni kishte pësuar dëmtime të rënda dhe nuk mund të fluturonte më.
Një hetim ka nisur për të zbardhur më mirë ngjarjen.
Pasagjerët u evakuan nga aeroplani dhe disa u dërguan në spital për të marrë mjekimin e duhur.
Ministri i Shëndetësisë tha se 5 fëmijë janë mes personave të shtruar në spital.
Mediat ruse e krahasuan incidentin me fluturimin US Airways që kryen një ulje emergjente në lumin Hudson menjëherë pas ngritjes në 2009, shkruan BBC.