Haxhi Avdyli, nga Lista e Vjosa Osmanit, ka reaguar ndaj Anton Qunit dhe disa zyrtarëve të tjerë të LDK-së.
Ndonëse u kritikua nga ish-partiakët, ai theksoi se Lista e Vjosës dhe VV-ja do t’i fitojnë mbi 61 deputetë.
“Rritja e Listës sonë të përbashkët mbi 54%,nuk po vie nga kinezët por nga ish votuesit e LDK-së e partive tjera. Falenderoj secilin që sna latë vetë asnjëherë e jeni me ne kudo. Përndryshe mikut tim Anton sinqerisht i uroj suksese në zgjedhje, dhe mendoj që LDK-së i duhen më shumë Antona e më pak Isa”, ka shkruar ai.
Postim i plotë:
Kolegu im Anton Quni, e kolegë tjerë nëpër TV e gjetiu, po na mbajnë gajlen që ne sdo marrim vota të mjaftueshme jashtë LDK-së. Nëse mua më duhet me zgjedh mes opsionit të zgjidhem njëri nga 30 deputetët, apo të mos zgjidhem nga 60 deputetët fitues, parapëlqej të dytën. Në politikë nuk kam qenë dhe sjam për një pagë, por për një ndryshim të gjendjes së mjerueshme që e kanë sjellë politikanët e 3% dhe “Vendlindjes thërret”. Sondazhet flasin për ardhje të votuesve tanë me ne. Rritja e Listës sonë të përbashkët mbi 54%,nuk po vie nga kinezët por nga ish votuesit e LDK-së e partive tjera. Falenderoj secilin që sna latë vetë asnjëherë e jeni me ne kudo. Përndryshe mikut tim Anton sinqerisht i uroj suksese në zgjedhje, dhe mendoj që LDK-së i duhen më shumë Antona e më pak Isa. Antoni atë që mendon e thotë e Isa e gjuan gurin e fshef dorën.