Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Gresa Avdiu, ka kritikuar kryetarin e komunës, Alban Hyseni, për mospjesëmarrje në seancën e Kuvendit Komunal ku në rend dite ishin tri pika të rëndësishme që lidhen me punën e tij dhe financat komunale.
“Sot në rend dite kanë qenë: Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024, Raporti financiar i Komunës për vitin fiskal 2024 dhe Raporti financiar janar-mars 2025. Por, i pari i ekzekutivit vendosi që të mos raportojë. As ai, as drejtorët e tij,” ka shkruar Avdiu në një postim në Facebook.
Ajo e ka quajtur këtë veprim shmangie nga llogaridhënia institucionale, duke theksuar se “mund të ikni nga Kuvendi Komunal, por jo nga zgjedhjet e vjeshtës”. /Demokracia.com/