AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është hequr nga tregu Aptamil 1 pronutra 800 gr Advanc dhe, Aptamil Pre Profutura Duo Adva 800 gr.

Në njoftimin e AUV shtohet se, kjo është bërë bazuar në njoftimin e pranuar nga Shqipëria përkatësisht i cili është informuar përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me nr. referencë 2026.0663, lidhur me praninë e substancës Cereulide në formulën e ushqimit për fëmijë me origjinë nga Gjermania.

“Gjithashtu, pas inspektimit të depos së kompanisë Rossmann Kosova, inspektorët janë njoftuar se kompania është duke bërë tërheqjen edhe të APTAMIL PRE PROFUTURA DUO ADVA 800 gr., me nr. artikulli 405663100. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, në bashkëpunim me kompaninë, është duke bërë grumbullimi dhe bllokimin  i këtij produkti dhe se së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, shkruan AUV.