AUV mbyll dy strehimore të qenve në Ferizaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se i ka mbyllur dy strehimore të kafshëve në Komunën e Ferizajt.

AUV për Klankosova.tv njoftoi se inspektorati doli në dy lokacionet, ku ka konstatuar se qentë të cilët janë marrë në adoptim nga Komuna e Prishtinës, janë në kushte jo të mira dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndër të tjera, shtohet se përgjegjësit e strehimores nuk përkujdesen për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies së qenve dhe se një numër i kafshëve të strehuara kishin ngordhur.

“Ndaj personave përgjegjës janë marrë vendimet për mbyllje të strehimoreve dhe kthimin e qenve në strehimore të licencuar të Komunës së Prishtinës”.

“Pas përfundimit dhe kompletimit të lëndëve, rastet do të procedohen në gjykatë”, thuhet nga AUV.

Ndaj secili veprim jo human ndaj kafshëve, AUV tha se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalim të keqtrajtimit, ndërsa ndaj personave përgjigjes do të iniciohen procedura ndëshkimore.

The post AUV mbyll dy strehimore të qenve në Ferizaj appeared first on Kosovapost.net.