Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur një nëndetëse ruse në Krime

Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur një nëndetëse ruse në Krime. “Nëndetësja Rostov-on-Don, u fundos pasi u godit nga një sulm me raketa në qytetin e Sevastopolit” thuhet në deklaratën e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i Ukrainës.

“Shkatërrimi i Rostov-on-Don dëshmon edhe një herë se nuk ka vend të sigurt për flotën ruse në ujërat territoriale ukrainase të Detit të Zi”, theksohet në deklaratën e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në Kiev.