Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Farkë të Vogël. “BalkanWeb” mëson se autobusi urban ka përplasur një motor dhe për pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00 në rugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S.
Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.