Një autobus nga Kosova ka shkaktuar një aksident mëngjesin e së enjtes në Cyrih.
Siç raporton albinfo.ch, në aksident ishin të përfshira pesë automjete, megjithëse faqja zyrtare e Kantonit të Cyrihut ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar.
Bazuar në raportimin e albinco.ch, shoferi i autobusit, një 61-vjeçar kosovar, u arrestua përkohësisht nga Policia Kantonale e Cyrihut.
Ai pritet të përballet me akuza për një shkelje të rëndë të rregullave të trafikut para Zyrës së Prokurorit Publik Limmattal/Albis. Atij i është ndaluar të drejtojë automjetin në Zvicër.
Ndryshe, rrethanat e sakta të aksidentit dhe manovra e shoferit janë objekt hetimesh në vazhdim.
Aksidenti shkaktoi ndërprerje të mëdha të trafikut që shtriheshin përtej kryqëzimit të autostradës Cyrih-Perëndim pranë Wettswil.










