“Aty ku jemi ca më larg, po punojmë shumë më shumë”: A po e pranon Kurti së nuk e ka punën mirë në Mitrovicë?

Lideri i VV-së, Albin Kurti, angazhimin kryesore gjatë fushatës së balotazhit e ka fokusuar në komunë të Mitrovicës. Pothuajse për çdo ditë, deri në orët e vona të natës, ai është në aktivitete për të mbështetur kandidatin e VV-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Duket që ky angazhim maksimal i Kurtit dhe gjithë njerëzve tjerë të VV-së në këtë qytet lidhet me pasigurinë që kanë në fitoren e kandidatit të tyre.

Një gjë të tillë në mënyrë indirekte Kurti e ka konfirmuar mbrëmë.

Në një intervistë për televizion lokal nga Gjakova “Syri Vizion”, Kurti ka treguar se po punohet “shumë më shumë” në ato komuna ku janë më larg fitores.

“Gjakova është njëra prej 12 komunave ku ne jemi na balotazh dhe ne presim që të fitojmë në të gjitha këto komuna. Diku janë gjasat më të mira se diku tjetër, mirëpo angazhimi nuk mungon askund. Në fakt, aty ku jemi ca më larg, jemi duke punuar shumë më shumë në mënyrë që mbi 50 për qind të jetë rezultati në 12 komunat, atëherë kur komisionarët do të na raportojnë për të dhënat e fitoreve tona të VV-së”, ka thënë ai.