Atletiko Madrid firmos me Alvaro Morata

Atletiko Madrid ka huazuar nga Çelsi sulmuesin Alvaro Morata deri në vitin 2020. Lajmi u bë i ditur nga klubi madrilen në faqen e tij zyrtare, teksa i uron 26-vjeçarit mirëseardhjen.

Kalimi i Moratës tek Atletiko shkakoi jo pak pakënaqësi te tifozët e “los cholconeros”, të cilët nuk ia falin sulmuesit dashurinë e tij të shprehur në jo pak raste për Realin e Madridit, skuadër që e promovoi Alvaron.

Morata është shprehur mjaft i lumtur për këtë huazim 18 mujor, me shpresën që në Madrid, kësaj radhe në pjesën bardhekuqe të tij, do të gjejë më në fund ecurinë e munguar në “Stamford Bridge”. “Jam shumë i lumtur. Ndjehem krenar që kam ardhur këtu. Mezi pres të nis stërvitjen me shokët dhe të zbres në fushën e blertë”, deklaroi Morata.