Atletico: Po, jemi gati ta shesim Julian Alvarezin, por a e paguani këtë shifër?

Atletico Madrid është gati të negociojë me Barcelonën për transferimin e Julian Alvarez.

Sigurisht, këtu ka një “kleçkë”. Klubi madrilen kërkon 200 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

Kampioni i botës iu bashkua ekipit bardhekuq nga Manchester City në vitin 2024 për 82 milionë euro. Ai ka pasur një ndikim të madh në Madrid, duke shënuar 29 gola në sezonin e tij të parë.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e sheh Alvarezin si pasuesin e veteranit Robert Lewandowski. Megjithatë, kërkesa e lartë financiare nga Atletico e ka ndërlikuar marrëveshjen.

The post Atletico: Po, jemi gati ta shesim Julian Alvarezin, por a e paguani këtë shifër? appeared first on Telesport.