Pas fitores 4-0 në Kupën e Mbretit vjen një zhgënjim i madh për Atletico Madrid, që u mund të dielën 3-0 në La Liga nga Rayo Vallecano. Një skuadër e shpërfytyruar, vite dritë larg me atë që luajti në mesjavë.
Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka hedhur poshtë fjalët se skuadra e tij “zgjedh ndeshjet dhe rivalët”, duke deklaruar: “Nuk është e vërtetë. Ekipi nuk zgjedh se cilat ndeshje të luajë, por padyshim që ne luajtëm dobët ndaj Rayo”.
“Nuk mendoj se ndryshimi në performancë midis Ligës dhe kupave është për shkak të motivimit. Rivalët tanë dje ishin superiorë, ne nuk patëm asnjë shans. Nuk ishte mungesë intensiteti apo dëshire. Na mungonin zgjedhjet”, shtoi Simeone.
“Nëse duam të përparojmë në Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit dhe La Liga, na duhen të gjithë lojtarët. Nuk bëhet fjalë për 10 lojtarë, por për të gjithë 23. Duhet të jemi gati për të garuar“, deklaroi trajneri argjentinas.
The post Atletico nga “parajsa na ferr” brenda pak ditësh, Simeone i zhgënjyer: Luajtëm një ndeshje të dobët appeared first on Telesport.









