Atletico me plan të dyfishtë ndaj Barcelonës: Eliminim nga Champions dhe goditje dyshe në merkato

Përveç përballjes së tyre në La Liga dhe në Champions League, Atletico Madrid dhe Barcelona duket se do të përballen edhe në merkato. Tashmë dihet që objektivi i madh i Barcelonës për merkaton e verës është transferimi i Julian Alvarez.

Në anën tjetër, mediet spanjolle bëjnë me dije se “Colchoneros” interesohen për dy lojtarë të katalanasve: Robert Lewandowski dhe Marc Casado. I pari mund të largohet falas në fund të këtij sezoni, duke qenë se i mbaron kontrata. Një nga shumë ekipet që duan polakun është edhe Atletico Madrid.

I dyti, do të largohet me patjetër këtë verë nga Barcelona, duke qenë se është jashtë planeve të Hansi Flick dhe katalanasve iu duhen të ardhura për të bërë përforcimet e kërkuara në verë. barcelona e vlerëson Casado-n 35-40 milionë euro.

The post Atletico me plan të dyfishtë ndaj Barcelonës: Eliminim nga Champions dhe goditje dyshe në merkato appeared first on Telesport.