Atletico Madrid vendos çmimin, Rodrigo De Paul po vjen në Milano!

Rodrigo De Paul pritet të largohet nga Atletico Madrid këtë merkato vere.

Klubi bardhekuq i ka vendosur çmim 15 milionë euro. Kontrata e tij aktuale skadon në 2026, por nuk ka më vend titullari në Madrid.

Milani dhe Inter Miami janë dy klubet e interesuara për të. Argjentinasi kërkon minuta të rregullta loje për të mbajtur formën në prag të Kupës së Botës, ku pritet të jetë protagonist.

Igli Tare, nëse nuk arrin transferimin e Granit Xhakës, e konsideron mesfushorin si planin B.

The post Atletico Madrid vendos çmimin, Rodrigo De Paul po vjen në Milano! appeared first on Telesport.