Pas dy humbjeve rresht ndaj Barcelonës dhe Athletic Bilbao, Atletico Madrid është rikthyer te fitorja. “Colchoneros” kanë fituar 2-1 ndaj Valencia në “Metropolitano”, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.
Koke ishte ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, me një goditje të fortë brenda zonës, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.
Në minutën e 60-të, Valencia barazoi shifrat me të sapofuturin në fushë, Lucas Beltran. Argjentinasi shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e avantazhit dhe të fitores në minutën e 73-të, me Antoine Griezmann. fRancezi tregon gjithë klasin e tij, duke shënuar një gol shuëm të bukur, pas krosimit të marrë nga Marc Pubill. Atletico Madrid fiton 2-1 dhe renditet në vendin e 4-të me 34 pikë. Valencia në vendin e 16-të me 15 pikë.
The post Atletico Madrid rikthehet te fitorja, Griezmann është si vera… (video) appeared first on Telesport.











