Atletico Madrid rigjen fitoren në La Liga, Ademola Lookman çfarë nënshkrimi (video)

Pas një barazimi dhe dy humbjeve rresht, Atletico Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga, pasi mundi sonte 4-2 Espanyolin në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 25-të.

Katalanasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e 5-të me Jofre, pas një kundërsulmi të shpejtë. Barazimi erdhi në minutën e 21-të, ku pas një topi të humbur nga miqtë në zonë, Marcos Llorente kroson në zonë, Alexander Sorloth dërgon topin në rrjetë dhe barazon shifrat. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për vendasit, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 49-të me Giuliano Simeone, pas asistit të Alex Baena. Në minutën e 58-të ishte radha e Ademola Lookman për të gjetur golin me kokë, pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit dhe asistit me kokë të Matteto Ruggeri. Në 6 ndeshje me Atletico Madridin, Lookman ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste, super transferim deri tani.

Në minutën e 72-të ishte Sorloth që shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Atletico-n. Norvegjezi shënoi me kokë, pas krosimit të Ruggeri. Exposito shënoi golin e dytë për Espanyol në minutën e 80-të, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Pas kësaj fitoreje 4-2, Atletico Madrid mban vendin e 4-të me 48 pikë, ndërsa Espanyol mban vendin e 6-të me 35 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Atletico Madrid rigjen fitoren në La Liga, Ademola Lookman çfarë nënshkrimi (video) appeared first on Telesport.