Pas humbjes me përmbysje në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Espanyol, Atletico Madrid ka zhgënjyer edhe në javën e dytë.
Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ka barazuar 1-1 në fushën e vetë ndaj Elche, me ekipin e ardhur nga Segunda Divizion. “Colchoneros” e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, duke gjetur golin pas 8 minutash lojë. Alexandër Sorloth shënoi një gol të bukur, pasi pasimit të marrë nga David Hancko. SHIKOGOLINESORLOTH
Miqtë barazuan pas 7 minutash me golin e Rafa Mir, i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses të plotë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve të bëra nga Diego Simeone. SHIKOGOLINERAFAMIR
Kujtojmë se Atletico Madrid ka bërë disa transferime të bujshme këtë merkato dhe pritet shumë prej tyre këtë sezon, por fillimi ka rezultuar shumë i dobët për “Colchoneros”.
The post Atletico Madrid nuk po “ndez” këtë sezon të ri, ngec në shtëpi ndaj Elche (video) appeared first on Telesport.