Merkato e janarit ka të ngjarë të jetë shumë e nxehtë për Atletico Madrid, veçanërisht për sa i përket largimeve. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra “colchoneros” mund të vendosë të ndahet me tre lojtarë. I pari është Alexander Sørloth.
Klubi do të donte të përqendrohej në talente të tjera sulmuese dhe shitja e tij mund të jetë çelësi për të zhbllokuar çdo negociatë dhe afrim. Ndaj, largimi i 29-vjeçarit norvegjez duket i pashmangshëm.
Gjithashtu, në listën e largimeve të mundshme janë edhe mbrojtësi anësor Nahuel Molina (27 vjeç) dhe mbrojtësi i qendrës Marc Pubill (22 vjeç). Të dy lojtarët po kërkojnë më shumë kohë loje dhe qëndrueshmëri.
The post Atletico Madrid nis spastrimet, tre lojtarë të konsideruar të tepërt do të largohen në janar appeared first on Telesport.










