Atletico Madrid i papërmbajtshëm në pjesën e parë, Barcelona në gjumë të thellë (video)

Pjesa e parë e gjysmëfinales së parë mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për Kupën e Mbretit, është mbyllur 3-0 për “Colchoneros”. Supersfida u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht nga Eric Garcia, portieri Joan Garcia u tregua i pavëmendshëm dhe topi kaloi finishin, pavarësisht përpjekjes së 25-vjeçarit për ta larguar nga rrjeta.

Në minutën e 14-të, aksion i shkëlqyer i Atletico Madridit, Antoine Griezmann dyfishon shifrat pas asistit të Nahuel Molina. Në minutën e 33-të, sërish një aksion model i “Colchoneros”, ku Ademola Lookman gjen golin, pas asistit të bukur të Julian Alvarez.

Në minutën e 37-të, Hansi Flick largon Marc Casado-n, një tjetër paraqitje zhgënjyese e 22-vjeçarit dhe në vend të tij aktivizon Robert Lewandowski-n. Një pjesë e parë totalisht e zotëruar nga Atletico Madrid, Barcelona nuk dukej asgjëkundi.

 

SHIKOGOLAT

The post Atletico Madrid i papërmbajtshëm në pjesën e parë, Barcelona në gjumë të thellë (video) appeared first on Telesport.