Atletico Madrid ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri në La Liga, duke mposhtur në “Metropolitano” 2-0 Villarreal. Pablo Barrios kaloi të zotët e shtëpisë në avantazh pas 9 minutash lojë dhe asistit fantastik të Julian Alvarez. SHIKOGOLIN
Nico Gonzalez i transferuar në fund të merkatos nga Juventus, debuton me gol me Atletico-n. Argjentinasi shënoi me kokë pas krosimit të Llorente, duke dyfishuar shifrat për “Colchoneros”. SHIKOGOLIN
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Diego Simeone dhe lojtarët e Atletico-s i gëzohen fitores së parë për këtë sezon.
The post Atletico Madrid gjen fitoren e parë për këtë sezon, Gonzalez debuton me gol (video) appeared first on Telesport.