Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë ndarë pikët në derbin madrilen të zhvilluar në “Wanda Metripolitano” në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.
Ndeshja ishte mjaftë interesante, por në fund rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.
“Los Rijoblancos” realizuan të parët përmes një kundëraksioni, në të cilën Marcos Llorente asistoi për Luis Suarez, që në mënyrë mjeshtërore shënoi në portën e Jan Oblakut.
Mysafirët, arritën të gjejnë golin në fundin e ndeshjes përmes Karim Benzema që u asistua nga Casemiro (87′).
Pas këtij barazimi, Atletico mban kreun me 59 pikë, derisa Real renditët në pozitën e tretë me 53 sosh.