Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Celta Vigo, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë në La Liga.
“Colchoneros” e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 6-të, falë autogolit të Carl Starfelt. Suedezi i pafat, dërgoi në rrjetë pasimin brenda zonës të Pablo Barrios.
Në minutën e 40-të, Atletico mbetet me një lojtar më pak, pasi Clement Lenglet mori kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash dhe u largua nga fusha.
Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 68-të me të zakonshmin Iago Aspas. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Atletico Madrid mbetet në vendin e pestë me 13 pikë.
The post Atletico “dehet” nga fitorja në derbin e Madridit dhe zhgënjen ndaj Celta Vigo (video) appeared first on Telesport.