Gjysmëfinalja e parë për Kupën e Mbretit mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e cila po luhet në “Metropolitano” ka nisur direkt me gol.
Supersfida u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht nga Eric Garcia, portieri Joan Garcia u tregua i pavëmendshëm dhe topi kaloi finishin, pavarësisht përpjekjes së 25-vjeçarit për ta larguar nga rrjeta.
Nis festa e madhe në “Metropolitano”, me siguri që me këtë ritëm na pret një ndeshje e madhe përpara.
The post Atletico-Barcelona, nis direkt me gol. Nis festa në “Metropolitano”, çfarë gafe nga Joan Garcia (video) appeared first on Telesport.










