Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar për të realizimin e të hyrave dhe sfidat me të cilat përballet ATK-ja.
Drejtori i Adminstratës Tatimore Ilir Murtezaj ka bërë të ditur se realizimi i të hyrave nga ATK për periudhën Janar-Qershor 2019 ka qenë 239.5 milionë euro, 19.6 milionë euro më tepër se në periudhën e njejtë kohore të vitit 2018 ose 8.9%.
Murtezaj ka thënë se ky rezultat është mjaft inkurajues edhe për pjesën e mbetur të vitit.
Drejtori i ATK-së ka folur edhe për mbledhjen e borxheve nga ATK-ja.
“Elementi kyq për sukses në mbledhjen e borxheve mbetet konfiskimi i pasurisë” është shprehur Murtezaj.
Sipas Murtezajt, në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 155 raste të konfiskimit të pasurisë, ku borxhi i trajtuar është 2.7 milionë euro.
Në këtë konferencë ka folur edhe Ministri i Financave Bedri Hamza, i cili ka vlerësuar punën e Adminsitratës Tatimore Të Kosovës për periudhën e parë gjashtë mujore të vitit 2019.
“Është një punë jashtëzakonisht e vlefshme, dhe nga puna e juaj varet edhe qëndrueshmëria dhe stabiliteti makrofiskal i vendit, sepse nuk munden me u realizu projektet nëse nuk grumbullohen të hyrat dhe është rezultat jashtëzakonisht për tu vlerësuar rritja e të hyrave për për këtë periudhë të vitit për 9 përqind” është shprehur Hamza. /GazetaExpress/