ATK arkëton 637.3 milionë euro të hyra tatimore për shtatë muaj

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se janë arkëtuar 637.3 milionë euro në shtatë muajt e këtij viti, të cilat sipas këtij institucioni, shënojnë progres të vazhduar në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit të Kosovës, transmeton KosovaPost.

“Pra, kemi rritje prej 60.1 milionë euro apo 10.4% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shifrat e reja tregojnë se qytetarët dhe bizneset janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rolin që ka kontributi i tyre në financimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit ligjor”, thotë ATK-ja.

Sipas këtij institucioni tatim mbledhës, rezultati është i një pune me vizion. Thonë se për ta çdo euro e mbledhur është një hapa drejt shtetit më funksional.

“Ky është rezultat i një pune ekipore, vizioni të qartë dhe një qasje moderne të shërbimit tatimore. Por mbi të gjitha, është rezultat i besimit të ndërsjellë që kemi ndërtuar me tatimpaguesit. Për ne, çdo euro e mbledhur është një hap drejt shtetit më funksional dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. Përtej shifrave, ky progres i vazhdueshëm është reflektim i stabilitetit të politikave tatimore, profesionalizmit të stafit të ATK-së”, thuhet në njoftim.

Kanë falënderuar të gjithë kontribuuesit, derisa thonë se ATK-ja mbetet e përkushtuar që përmes transparencës, efikasitetit dhe teknologjisë të rrisë më tej besueshmërinë dhe performancën.

 

The post ATK arkëton 637.3 milionë euro të hyra tatimore për shtatë muaj appeared first on Kosovapost.net.