Atje ku shtëpitë vizitohen nga gjallesat më të frikshme në planet (foto)

Australia është një vend i mrekullueshëm që njihet për shumë vende të bukura dhe kafshë simpatike, si kangurët e koalat. Por këto gjallesa nuk janë të vetmet që e popullojnë atë vend.

Një mori qeniesh të tjera e bëjnë kontinentin e bukur që të duket si një nga vendet më të frikshme në planet.

Merimanga që mbulojnë me rrjeta hapësira të tëra, hardhuca sa një dritare, lakuriqë nate sa një fëmijë, bretkosa që hanë gjarpërinj dhe insekte sa një mace, të bëjnë të mendohesh dy herë para se të shkosh në zonat rurale të Australisë.

Australia ka shumë merimanga. Por miza ka edhe më shumë.
Një merimangë duke mbajtur rrjetën që do t’ia hedhë presë që do të kalojë poshtë.
Një nga oktapodët më helmues
Pamje e zakonshme buzë rrugëve të fshatrave të Australisë.
Ky quhet krimb në Australi.
Një tren me larva leshtore që ndjekin njëra-tjetrën
Këtij gjarpri mund t’i jenë dukur tubat e pompave të karburantit si ndonjë kushëri i njohur.
Një vizitor i paftuar në një dyqan australian rrezikon të trembë klientët.
Vetëm në Australi ndodh që bretkosat të hanë gjarpërinj.
Pas një shiu në Australi, përmbytjet bënë që banorët e kanalizimeve të dalin në sipërfaqe. Bretkosat i ranë shkurt, duke udhëtuar mbi shpinën e një pitoni.
Gjarpërintjë brenda WC-së? Duket si makthi më i keq, por në Australi nuk ka ndodhur pak herë.
Një merimangë mëmë me të vegjlit e saj e bën të pamundur leximin e matësit të energjisë elektrike.
Një insekt sa një krah fëmije.
Kjo boçe pishe është një nga vrasësit më të rrezikshëm në pyjet australiane, pasi shkakton vdekje kur bie në kokën e njerëzve. Quhet Araukaria.
Këta përbindësha të frikshëm janë krokodilë rreth 6 metra të gjatë, dhe gjenden gjithandej nëpër lumenjtë australianë.
Kjo merimangë është e stërmadhe, por, çuditërisht, është më pak e rrezikshmja në Australi, kontinentin ku ka shumë merimanga helmuese. Kjo këtu quhet “merimangë gjuetari”, dhe është shumë miqësore. Gjendet në shumë shtëpi australiane.
Ky kërmill me pamje të frikshme jeton vetëm në pyllin e izoluar të një vullkani të shuar në Australi.
Merimangat janë aq të shumta sa mbulojnë fusha të tëra me rrjetat e tyre, aq sa duket sikur ka rënë acar.
Edhe kangurët që duken aq të këndshëm, janë për t’u pasur frikë.
Ju trembin ndonjëherë zhapinjtë që shohim nëpër shkallët e pallateve apo oborret e shtëpive? Ato nuk janë asgjë para hardhucave australiane.
Nëse gjarpërinjtë janë aq të mëdhenj sa kapërdijnë krokodilë, atëherë ky vend është vërtet për t’u pasur frikë. Pitoni ngjyrë ulliri është më i madhi në Australi.
Pamja që e përshkruan më mirë natyrën e egër të Australisë.
Mega-lakuriq nate, që rritet në Australi, i varur nga një shtëpi. Quhet edhe “Dhelpra Fluturuese”