Atentat pranë aeroportit të Rinasit, vritet një person dhe plagoset një tjetër

Një përplasje me armë ka ndodhur pranë aeroportit të Rinasit.

Sipas mediave shqiptare, dyshohet se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Gazetari i A2 CNN Igli ka mësuar se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një person dhe kanë plagosur një tjetër.