Atalanta “shkatërron” Parmën dhe afrohet me Europën, përmbysje e madhe e Genoa ndaj Bologna (video)

Atalanta ka fituar 4-0 ndaj Parmës në Bergamo, sfidë e vlefshme për javën e 22-të në Serie A. Golat e Scamacca dhe De rron në pjesën e parë si dhe golat e Raspadori dhe Krstovic në pjesën e dytë, vulosën fitoren ndaj Parmës.

Atalanta renditet në vendin e shtatë me 35 pikë, 4 pikë larg vendit të gjashtë që të kualifikon për në Kupat e Europës. Në sfidën tjetër, në “Luigi Ferraris”, Genoa fitoi 3-2 ndaj Bologna.

Miqtë ishin në avantazh të dyfishtë deri në minutën e 60-të, por duke qenë me një lojtar më pak në fushë për shkak të kartonit të kuq të Skorpuski, Genoa gjeti forcën dhe bëri përmbysjen e madhe. Goli vendimtar ai i Junior Messias në minutat shtesë. Genoa renditet në vendin e 13-të, Bologna në vendin e 8-të.

SHIKOGOLA

The post Atalanta “shkatërron” Parmën dhe afrohet me Europën, përmbysje e madhe e Genoa ndaj Bologna (video) appeared first on Telesport.