Atalanta dhe Atletico Madrid kanë krijuar një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre kur vjen puna te merkato. Së pari, ishte Giacomo Raspadori i cili pas një aventure të shkurtër tek Atletico Madrid, u rikthye në Serie A, por këtë herë tek Atalanta për 22 milionë euro.
Në ditën e fundit të merkatos, Ademola Lookman u largua nga bergamaskët për te “Colchoneros” për shifrën 40 milionë euro në total. Edhe pse merkato është mbyllur, të dy klubet kanë planifikuar marrëveshjen e radhës për verën e ardhshme.
“Calciomercato.com” zbulon se sipas të gjitha gjasave, do të jetë Ederson futbollisti i radhës që do të alrgohet nga Atalanta në drejtim të Atletico Madridit. Kontrata e mesfushorit brazilian skadon në qershor të vitit 2027 dhe për të mos e humbur atë si lojtar i lirë një vit më pas, Atalanta është e gatshme ta shesë në verë për shifrën 40 milionë euro.
The post Atalanta sërish “biznes” me Atletico Madridin, planifikohet që tani shitja e radhës për 40 milionë euro appeared first on Telesport.









