Atalanta ka fituar 1-0 ndaj Torinos në Bergamo, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të në Serie A. Vendasit gjetën shpejt avantazhin që në minutën e 11-të, ku Charles De Ketelaere iu shpëoi bukur mbrojtësve të Torinos dhe shënoi me kokë, pas krosimit të Lorenzo Bernasconi nga goditja e këndit.
Në minutën e 44-të, dëmtohet Berat Gjimshiti, i cili mori një goditje nga Duvan Zapata, gjatë një goditjeje këndi. Mbrojtësi kuqezi ndjen dhimbje dhe kërkon zëvendësim të menjëhershëm. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Atalantën.
Pavarësisht mundësive dhe rasteve për të dy ekipet në pjesën e dytë, rezultati ndryshoi vetëm në minutat shtesë, ku vendasit shënuan golin e dytë me Mario Pasalic. Pas kësaj fitoreje, Atalanta mban vendin e shtatë me 31 pikë, Torino mbetet në vendin e 12-të me 23 pikë.
Përsa i përket dyshes shqiptare të Torinos, Ardian Ismajli titullar i padiskutueshëm dhe një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij. Kristjan Asllani e pa ndeshjen nga stoli, duke ditur që Torino i ka bërë dalje dhe duhe të gjejë një ekip të ri brenda janarit.
The post Atalanta nuk fal as ndaj Torinos dhe merr fitoren e tretë rresht, shqetësues dëmtimi i Gjimshitit appeared first on Telesport.










