Atalanta me fitore të madhe ndaj Bologna dhe i afrohet Europës, Napoli hap falas në shtëpi (video)

Atalanta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, 0-2 ndaj Bologna, në trasnfertën e luajtur në “Renato Dall’Ara”, e vlefshme për javën e 18-të në Serie A. Protagonisti kryesor i takimit ishte Nikola Krstovic, me nga një gol në secilën pjesë. Pas kësaj fitoreje, Atalanta ngjitet në vendin e 7-të me 28 pikë, duke iu afruar zonës së Europës, Bologna mbetet në vendin e 6-të me 26 pikë.

Pas dy fitoreve rresht, Napoli ngec sërish, këtë herë duke barazuar 2-2 ndaj Veronës, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”. Në minutën e 16-të, Martin Frese shënoi një gol shumë të bukur me finte, pas asistit të Cheikh Niasse, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 24-të, Alessandro Buongiorno prek topin me dorë brenda zonës, penallti për Veronën. Gift Orban tregoht i saktë dhe dyfishon shifrat për Veronën. Pjesa e parë mbyllet 0-2.

Në pjesën e dytë, erdhi kundërpërgjigjja e vendasve, të cilat barazuan shifrat 2-2, me golat e Scot McTominay 54′ dhe kapitenit Giovanni Di Lorenzo në minutën e 82-të. Pas këtij barazimi, Napoli renditet në vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 18-të me 13 pikë.

SHIHGOLAT

The post Atalanta me fitore të madhe ndaj Bologna dhe i afrohet Europës, Napoli hap falas në shtëpi (video) appeared first on Telesport.