Atalanta ka fituar 3-1 ndaj Dortmundin në Bergamo, në ndeshjen e kthimit për play-offin në Champions League. Duke qenë se ndeshja e parë ka përfunduar 2-0 për verdhezinjtë, rezultati i përgjithshëm shkon 3-3 dhe ndaj është e nevojshme koha shtesë prej 30 minutash. Nëse nuk ndryshon as aty rezultati, atëherë ekipet do t’i drejtohen “ruletës ruse”.
Bergamaskët gjetën avantazhin që në minutën e 5-të, ku pas një topi të Nicola Zaleëski dhe mos largimit siç duhet nga Ramy Bensebaini, ishte Gianluca Scamacca, që e dërgoi në rrjetë.
Në minutën e 24-të, Atalanta i afrohet golit të dytë por goditja e Zaleëski-t, ndalet nga Gregor Kobel. Në minutën e 30-të, rast i mirë për verdhezinjtë me Julian Brandt, por Marco Carnesecchi bën një pritje fantastike.
Në fund të pjesës së parë, ishte Davide Zappacosta që shënoi golin e dytë për Atalantën, me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë mbyllet këtu, 2-0.
Në minutën e 53-të, Dortmund i afrohet golit, por goditja e Julian Brandt përplaset në shtyllë. Në minutën e 57-të, Atalanta shënoi golin e tretë. Marten de Roon kroson në zonë, Mario Pasalic shënon me kokë.
Në minutën e 75-të, Dortmund gjen më në fund golin, me Karim Adeyemi, i futur vetëm pak minuta më parë si zëvendësues. Pas një aksioni të nisur nga vetë ai dhe pas një depërtimi fantastik brenda në zonë, me një goditje klasi, topi përfundon në rrjetë.
The post Atalanta fiton 3-1, por nuk mjafton ende për kualifikimin. Adeyemi mban ende në lojë Dortmundin (video) appeared first on Telesport.









