Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille

Atalanta bën surprizën duke fituar me përmbysje 2-1 ndaj Chelsea. Për “Blutë” shënoi Joao Pedro, goli i parë për të në Champions League. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga kapiteni Reece James. Arbitri fillimisht e anulloi duke dyshuar për pozicion jashtë loje, ndërhyn VAR, goli quhet i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët. Atalanta përmbysë shifrat në pjesën e dytë me golat e Gianluca Scamacca 55′ dhe Charles De Ketelaere 83′.

Në Eindhoven, PSV edhe pse gjeti e para avantazhin me Guus Til në minutën e 10-të, Atletico Madrid bëri përmbysjen e madhe dhe fitoi me shifrat 2-3. Golat për “Colchoneros” u shënuan nga Julian Alvarez 37′, David Hancko 52′ dhe Alexander Sorloth 56′. Për holandezët ngushtoi shifrat Ricardi Pepi në minutën e 85-të, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-3 për Atletico-n.

Totteham bëri detyrën në shtëpi, duke fituar 3-0 ndaj Slavia Prague, falë një autogoli në minutën e 26′ dhe penalltive të ekzekutuar saktë nga Mohammed Kudus 50′ dhe Xavi Simons 78′. Një sfidë shumë e bukur ka qenë ajo e luajtur në Belgjikë, ku kampionët belg, Royale Union SG u mposht 2-3 nga Olimpique Marseille. Për francezët shënuan Paixao dhe dopietë nga Mason Greenwood.

Monaco fitoi në Principatë 1-0 ndaj Galatasaray. Denis Zakaria gaboi fillimisht nga penalltia, Folarin Balogun gjeti rrjetën në minutën e 68-të.

SHIKOGOLAT

The post Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille appeared first on Telesport.