Atalanta bën përmbysjen e madhe ndaj Napolit dhe futet në lojë për “biletën” e Champions-it. Ekipi i Conte-s rrezikon shumë (video)

Atalanta ka fituar 2-1 ndaj Napolit në ndeshjen e luajtur në “Bergamo”, e vlefshme për javën e 26-të në Serie A. Miqtë gjetën golin që në minutën e 18-të me Sam Beukema, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e dënimit nga Miguel Gutierrez. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për napolitanët.

Përmbysja e vendasve erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 60-të, Mario Pasalic shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Nicola Zalewski. Në minutën e 80-të, ishte Lazar Samardzic që shënoi me kokë golin e avantazhit pas krosimit të Bernasconi.

Atalanta e drejtuar nga Raffaele Palladino merr fitoren e tretë rresht dhe renditet në vendin e 7-të me 45 pikë, 2 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Roma. Napoli renditet i treti me 50 pikë, por me formën e treguar në ndeshjet e fundit rrezikon shumë “biletën” për në Champions League.

SHIKOGOLAT

 

The post Atalanta bën përmbysjen e madhe ndaj Napolit dhe futet në lojë për “biletën” e Champions-it. Ekipi i Conte-s rrezikon shumë (video) appeared first on Telesport.