Atalanta ka fituar 2-1 ndaj Cremonese në sfidën e luajtur në Bergamo, e vlefshme për javën e 24-të në Serie A. Nikola Krstovic zhbllokoi shifrat me golin e tij në minutën e 13-të, pas asistit të Giacomo Raspadori.
Në minutën e 25-të ishte Davide Zappacosta që dyfishoi shifrat, pas asistit të Mario Pasalic. Pjesa e parë mbyllet 2-0. Minutat e fundit ishin vërtet interesante. Në minutën e 91-të, Atalanta gjen golin e tretë me Berat Gjimshitin, por mbrojtësi kuqezi është i pafat, pasi goli i tij u anullua për pozicion jashtëloje.
Në minutën e 94-të, Cremonese ngushton shifrat me golin e Morten Thorsby, që vlen thjesht për statisitikë.
Atalanta fiton 2-1 dhe renditet në vendin e shtatë me 39 pikë, tashmë bergamaskët janë në lojë për një vend për në Kupat e Europës, pas një fillim sezoni shumë të vështirë, por situata ndryshojë me ardhjen në stol të Rafaelle Palladino.
The post Atalanta bën detyrën ndaj Cremonese dhe rifutet në garë për një vend për në Kupat e Europës appeared first on Telesport.









