“Ata dy do qëndrojnë”, Igli Tare jep lajmin e mirë për tifozët e Milanit

Rafael Leao dhe Mike Maignan do të vazhdojnë të jenë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ri. Këtë la të paktën të kuptohet drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, gjatë një interviste të fundit për mediat italiane.

“Leao është një lojtar shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm për ne. Ai është një lojtar kyç për ne dhe projektin tonë”, tha Tare. Në lidhje me lajmet e shumta që e kanë lidhur Rafa Leao-n me një transferim drejt Bayern, Tare tha se janë thjesht thashetheme mediatike dhe nuk ka pasur asnjë ofertë nga klubi bavarez.

Po ashtu Tare konfirmoi edhe qëndrimin e Mike Maignan për sezonin e ri si dhe zbuloi pse dështoi marrëveshja me Chelsea-n për portierin francez. “Mike Maignan do vazhdojë të qëndrojë me ne sezonin e ardhshëm. Po, ka pasur interes nga Chelsea por nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Ndaj kemi vendosur ta mbajmë Maignan”, shtoi Tare.

The post “Ata dy do qëndrojnë”, Igli Tare jep lajmin e mirë për tifozët e Milanit appeared first on Telesport.