Aston Villa harron zhgënjimin ndaj Arsenalit dhe e nis vitin me fitore bindëse (video)

Pas humbjes 4-1 ndaj Arsenalit në ditën e parafundit të vitit të kaluar, Aston Villa ka zbritur sot në fushë për herë të parë për vitin 2026. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery ka mposhtur Nottingham Forest 3-1 në “Villa Park”.

Sfida u zhbllokua në minutën e parë dhe të vetme të pjesës së parë, ku pas një aksioni të bukur dhe asistit të të zakonshmit Morgan Rogers, ishte Ollie Watkins që dërgoi topin në rrjetë me një super goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në fillim të pjesës së dytë, pas një kundëruslmi të shpejtë, John McGinn dyfishoi shifrat me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Matty Cash.

Në minutën e 61-të, Nottingham Forest ngushtoi shifrat me një aksion model dhe finalizimin perfekt të Morgan Gibbs-White. Në minutën e 72-të ishte sërish skocezi, John McGinn, i cili këtë herë shënoi nga distanca pas daljes së gabuar të portierit mik dhe asistit perfekt të Youri Tielemans.

Aston Villa fiton 3-1 dhe momentalisht mban vendin e dytë në Premier League pas 20 ndehsjes, me 42 pikë, tri pikë më pak se Arsenali i vendit të parë.

SHIKOGOLAT

The post Aston Villa harron zhgënjimin ndaj Arsenalit dhe e nis vitin me fitore bindëse (video) appeared first on Telesport.