Asnjë shqiptar mes 65 policëve të rinj në Luginë të Preshevës

65 zyrtarë policor iu shtuan Luginës së Preshevës nga konkursi i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Mirëpo asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë edhe pse shumica e banorëve janë më popullsi shqiptare.

43 policë serbë do të jenë në Preshevë dhe Bujanoc e 22 të tjerë në Medvegjë.

Me këto veprime, Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani tha se po shkelen të drejtat elementare të shqiptarëve në Serbi.

E para e Preshevës thotë se edhe zyrtarët që po pensionohen nuk po zëvendësohen me shqiptarë.

E Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi thotë se me këtë trend, në 10 vitet e ardhshme nuk do të jetë asnjë zyrtarë shqiptarë.

Rexhepi për këto shkelje ka lajmëruar edhe faktorin ndërkombëtar.

Ai thotë që nuk po pranohen as kuadro me akademi policore.

Në komunën e Preshevës 95% e popullsisë janë shqiptare, ndërsa në Bujanoc mbi 65%.

The post Asnjë shqiptar mes 65 policëve të rinj në Luginë të Preshevës appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.