Për herë të parë që kur iu bashkua Liverpool, Mohamed Salah është lënë në stol për dy ndeshje radhazi. Egjiptiani hyri në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë të mërkurën, në mbrëmje kundër Sunderland, por performanca e tij nuk ishte e mjaftueshme për të justifikuar rikthimin e tij të menjëhershëm në formacionin titullar.
Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, i pyetur nëse përjashtimi i Salah shërbeu si një kujtesë për të gjithë ekipin, për detyrimin e tyre për të ruajtur gjithnjë standarde të larta.
“Gjithmonë ka qenë kështu. Nuk është se ke kredite të pakufizuara; të gjithë duhet të performojnë. Mo gjithmonë e ka bërë këtë, por trajneri e ka marrë këtë vendim në dy ndeshjet e fundit. Ne të gjithë duam më të mirën për klubin“, tha Van Dijk.
Mbrojtësi holandez, më tej tha: “Jam mjaft i sigurt se Mo do të jetë ende një pjesë e rëndësishme e asaj që po përpiqemi të arrijmë, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe e ka provuar vazhdimisht këtë.”
The post “Asnjë nuk ka kredite të pakufizuara, por Salah do të jetë sërish pjesë e rëndësishme e Liverpool” appeared first on Telesport.











