Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot kanë finalizuar marrëveshjen e tyre pas më shumë se 3 muajsh negociatave.
Para medieve, finalizimin e kësaj marrëveshje e konfirmuan, lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Ata thanë se ishin dakorduar edhe për ndarjen e posteve, si ato ministrore dhe ato shtetërore.
GazetaBlic mëson nga burime e saj se kryetarët e komunave nga LDK-ja, nuk do të gëzojnë asnjë post ministror.
Siç mëson GazetaBlic, ky është një vendim i marrur sot në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.