Asnjë nga emrat e përmendur deri më tani, zbulohet ekipi pretendent dhe që i prin garës për transferimin e Goretzka

Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të këtij viti.

Për mesfushorin gjerman ka një interes të madh thuajse nga gjitha kampionatet elitare dhe ekipet me peshë si Inter, Milan, Juventus, Atletico Madrid, Leverkuse etj, por mesa duket destinacioni më i mundshëm për Goretzka-n për momentin duket se është në Premier League.

Gazetari i njohur, Christian Falk, zbulon se për momentin është Arsenal, ekipi që i prin garës për transferimin e Goretzka. “Arsenal aktualisht po kryeson garën për Leon Goretzka-n. Kjo është absolutisht e vërtetë nga perspektiva e Goretzka-s. Objektivi i lojtarit është të transferohet në Premier League dhe duket se është profili i duhur për Arsenalin”, shkruan Falk.

The post Asnjë nga emrat e përmendur deri më tani, zbulohet ekipi pretendent dhe që i prin garës për transferimin e Goretzka appeared first on Telesport.