Kampionët e Serie A, Napoli, po përgatiten për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Kobbie Mainoo, në merkaton e janarit. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Sun”.
20-vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ruben Amorim, pasi ende nuk ka luajtur si titullar në Premier League këtë sezon për United.
Muajin e kaluar, Amorim pranoi se në janar, disa lojtarë mund të kërkojnë të largohen nga “Old Trafford”, në një përpjekje për të siguruar një vend në skuadrat përkatëse të Kupës së Botës për vendet e tyre.
Mainoo, i cili luajti si titullar për Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian 2024, ende nuk është grumbulluar nën drejtimin e trajnerit të ri të Anglisë, Thomas Tuchel, për shkak të mungesës së kohës së lojës.
Nëse Mainoo siguron një transferim në Napoli, ai do të ndjekë lojtarë si Scott McTominay dhe lojtarin e huazuar Rasmus Hojlund, të cilët kanë arritur të ringjallin karrierën e tyre me transferime në Itali.
Mesfushori, i rritur në i akademinë e United ka një kontratë aktuale që zgjat deri në vitin 2027 qëndrimin e tij në Old Trafford. Megjithatë, klubi ka mundësinë e rinovimit edhe të një viti tjetër.
The post Asnjë ndeshje si titullar me Manchester United, mesfushori anglez pranë transferimit te Napoli në janar appeared first on Telesport.












