Juventus ka dalë me 3 pikë nga transferta ndaj Udinese, duke fituar me rezultatin 0-1, në ndeshjen e vlefshme për javën 29-të në Serie A. Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të, ku pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja, Kenan Yildiz asiston bukur për Jeremie Boga, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
Në minutën e 42-të, Boga kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat por nuk ia doli me sukses. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për bardhezinjtë.
Juventus e nis pjesën e dytë me një zëvendësim të detyruar, ku Khephren Thuram lë fushën e lojës dhe në vend të tij futet holandezi Teun Koopmeiners.
Në minutën e 51-të, Udinese pati një shans shumë të mirë për të gjetur golin e barazimit, por Ekkelenkamp e shpërdoroi mundësinë e artë.
Në minutën e 74-të, Juventus gjen golin me Francisco Conceicao, portugezi shënon pas një asisti të mrekullueshëm të Yildiz, por pas ndërhyrjes së VAR, goli anullohet për shkak të një pozicioni jashtë loje të Koopmeiners, gjatë aksionit. ASnjë minutë edhe sot për Edon Zhegrovën, rezultati nuk ndryshon deri në fund.
Juventus fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e 4-të momentalisht me 53 pikë, ndërsa Udinese mban vendin e 11-të.
The post Asnjë minutë për Zhegrovën. Juventus i falet golit të lojtarit të huazuar dhe del me 3 pikë nga Udine (video) appeared first on Telesport.










