Vincius Junior nuk do të largohet nga Real Madrid, madje pritet shumë shpejt firma mbi kontratën e re, e cila do jetë e vlefshme deri më 2030. Një nga kushtet që ka pasur braziliani për të rinovuar ka qenë kërkësa për t’u paguar 20 milionë euro në sezon, 5 milionë euro më shumë se yjet e tjerë si Mbappe dhe Jude Bellingham.
“Defensa Central” raporton se ka qenë pikërisht Florentino Perez, i cili ia ka bërë të ditur sulmuesit brazilian “asnjë lojtar nuk është mbi klubin”, ndaj Vinicius Junior ka pasur në duar dy zgjedhje: ose të rinovojë kontratën por me pagën aktuale 15 milionë euro në sezon, ose ndryshe të largohet.
Megjithatë, Perez i ka ofruar bonuse në aspektet e tjera që lidhen me numrin e golave të shënuar si dhe të ardhurat nga të drejtat e imazhit. Në rast se Vinicius Junior do të arrijë këto bonuse, atëherë rroga e tij në total mundet të arrijë shifrën 20 milionë euro.
The post “Asnjë lojtar mbi klubin”, Perez ia bën “tetë me dy” Vinicius Junior appeared first on Telesport.