ASNJË CENT MË SHUMË, protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës: E premte, 11 prill, ora 12:00, Sheshi Zahir Pajaziti

Iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka organizuar sërish protestë, për të premten, datë 11 prill ora 12:00, në sheshin Zahir Pajaziti.

Njëri ndër më të zëshmit i cili ka argumentuar tërë kohën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, Shënoll Muharremi, ka shpërndarë thirrjen për protest duke shkruar se, “Vetëm edhe 1 cent më shumë për rrymën do të thotë rritje zinxhirore e çmimeve në produkte e shërbime në treg, në market, në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme.”.

E plotë:

ASNJE CENT MË SHUMË!

Jemi në mision për me e mbrojt ekonominë tonë, bizneset tona dhe çdo familje e qytetar nga një valë e re e inflacionit që mund të shpërthejë si pasojë e rritjes së re të çmimit të energjisë elektrike.

⚠️⚠️ Vetëm edhe 1 cent më shumë për rrymën do të thotë rritje zinxhirore e çmimeve në produkte e shërbime në treg, në market, në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme.

📍📍 E Premte • 11 Prill • Ora 12:00
📌📌 Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë

🗣️🗣️ Bashkohu të ndalim bashkë këtë padrejtësi ekonomike.