Asllanit i mjaftojnë vetëm 5 minuta në fushë për të shënuar, Hoffenheim drejt ëndrrës Champions League… (video)

Hoffenheim është rikthyer te fitorja, duke mundur thellë në shtëpi 4-1Hamburger. Ekipi i drejtuar nga Christian Ilzer, shënoi dy gola në pjesën e parë me Promel dhe Kabak, 8′, 31′. Golin e tretë e shënoi Lemperle 65′, ndërsa golin e katërt i shënoi Fisnik Asllani. Hambruger shënoi golin e nderit me Philippe në minutën e 82-të, i cili humbi edhe një penallti në minutat shtesë.

Sulmuesi dardanas e nisi këtë takim nga stoli dhe pas pesë minutash gjeti rrjetën, pas asistit të marrë nga Alexander Prass, një tjetër i sapo futur në fushë. Ky është goli i gjashtë për Asllanin deri tani në këtë sezon të parin për të në Bundesligë dhe i shtati bashkë me golin e shënuar në Kupën e Gjermanisë. Dy yjet e tjerë të Kosovës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari ishin titullarë si zakonisht dhe bënë një paraqitje të mirë.

Pas kësaj fitoreje, Hoffenheim ngjitet në vendin e 4-të me 26 pikë pas 14 javësh, duke treguae se do një jetë një ekip pretendent këtë sezon për vendin e katërt, që të kualifikon në Champions League.

SHIKOGOLAT

The post Asllanit i mjaftojnë vetëm 5 minuta në fushë për të shënuar, Hoffenheim drejt ëndrrës Champions League… (video) appeared first on Telesport.