Kristjan Asllani është rikthyer titullar te Torino, por ekipi i tij u turpërua në shtëpi 1-5 nga Como, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
Holandezi Jayden Addai zhbllokoi rezultatin në minutën e 36-të dhe kaloi Como-n në avantazh pas asistit të mrekullueshëm të Jesus Rodriguez.
Nikola Vlasic barazon shifrat në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Jesus Rodriguez. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Spektakli i vërtetë ndodhi në pjesën e dytë, ku Como e drejtuar nga Cesc Fabregas shënoi 4 gola. Në minutën e 52-të përsëritet sërish kombinimi Jesus Rodriguez-Addai, holandezi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Jacob Ramon shënon me kokë golin e tretë për Como-n në minutën e 72-të. Në minutën e 76-të ishte radha e Nico Paz për të gjetur rrjetën, u desh edhe ndërhyrja dhe konfirmimi i VAR për të quajtur të rregullt golin. Martin Baturina vulosi fitoren 1-5 në minutën e 85-të. Pas kësaj fitoreje, Como mban vendin e 6-të me 21 pikë, Torino në vendin e 12-të.
The post Asllani titullar, por nuk e shpëton dot Torinon nga turpërimi. Como e Fabregas të kënaq sytë (video) appeared first on Telesport.











