Genoa vijon të lëvizë në merkato për t’i dhënë Daniele De Rossit një skuadër sa më konkurruese. Sipas “Sky Sport”, klubi kuqeblu po vlerëson blerjen e Kristjan Asllanit, aktualisht në huazim nga Interi te Torino, por që nuk bën më pjesë në planet e klubit “granata” dhe pritet të ndryshojë sërish ambient pas transferimit të verës.
Asllani është një mesfushor (“regjisor”) para mbrojtjes, që kombinon fazën e ndërprerjes me cilësi në pasime. Ndonjëherë vonon ritmin e lojës, por do të ishte një burim i vlefshëm për Genoa, që kërkon eksperiencë në mesfushë. Shqiptari është titullar i kombëtares dhe i mësuar me presionin pas viteve tek Interi.
Në karrierë ka 99 ndeshje dhe 4 gola me Interin, 27 paraqitje dhe 1 gol me Empolin, 16 ndeshje me Torinon dhe 38 ndeshje me Shqipërinë (5 gola), si edhe paraqitje me ekipet U-21, U-18 dhe U-16. Në “palmares” numëron 1 titull të Serie A, 1 Kupë Italie, 2 Superkupa Italiane, 1 titull të Serie B dhe 1 titull “Primavera”.
The post Asllani nuk është më në planet e Torinos, e kërkon skuadra tjetër e Serie A appeared first on Telesport.










