“Sport Mediaset” raporton se Betis ka marrë një përgjigje negative në lidhje me interesimin dhe ofertën për Kristjan Asllanin. Klubi i La Ligës mësohet se ka ofruar 8-10 milionë euro për mesfushorin shqiptar, shumë larg nga ajo që pret Inter.
Klubi zikaltër e vlerëson Asllanin 15-20 milionë euro dhe do lejojë largimin e tij vetëm për këtë shifër. Po ashtu kundër transferimit te Betis ka dalë edhe vetë mesfushori kuqezi, pasi nëse do largohet nga Interi, do e bëjë vetëm për një ekip të Serisë A.
Sipas raportimit në fjalë, pavarësisht se pista Betis ra poshtë, ka dy klube të Serie A që interesohen seriozisht për Asllanin. Klubi i parë është Fiorentina, ku trajneri i ri i sapo zyrtarizuar Stefano Pioli, e pëlqen shumë mesfushorin shqiptar dhe është gati t’i ofrojë atij një rol kryesor në mesfushë.
Klubi tjetër është Bologna. Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano ka kohë që e ndjek mesfushorin elbasanas, por deri tani nuk ka pasur ende një ofertë zyrtare. Problem është shifra që Inter kërkon për Asllanin, ndërkohë që dy klubet e interesuara në Serie A janë më shumë për huazimin e tij, gjë që nuk pranohet nga klubi zikaltër.
The post Asllani i thotë “jo” Betis, dy klube të Serisë A duan shqiptarin appeared first on Telesport.