Asllani drejt largimit të menjëhershëm nga Torino. Prishje e huazimit, rikthehet tek Interi?

Vijnë konfirmime pas lajmit të “ToroGoal”. Torino po vlerëson mbylljen para kohe të huazimit të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar, i cili deri tani nuk ka bindur me fanellën “granata”, pavarësisht 15 paraqitjeve (shumë prej tyre si titullar), ishte me skuadrën në Verona dhe i grumbulluar për ndeshjen e radhës.

Megjithatë, në orët në vijim priten zhvillime të rëndësishme. Në rast prishjeje të menjëhershme të marrëveshjes, “regjisori” shqiptar mund të rikthehet tek Interi, pronar i kartonit, pas vetëm 6 muajsh. Asllani, i kërkuar më parë edhe nga Bologna për transferim përfundimtar, ishte huazuar te Torino në verë me pagesë 1.5 milionë euro, me të drejtë blerjeje të fiksuar në 11.5 milionë euro.

Drejtori sportiv Petrachi u shpreh: “Presim shumë më tepër nga Asllani. Është lojtar i rëndësishëm, që duhet ta tregojë në fushë si titullar. Në këtë ndeshje ishte në stol, shpresojmë të rikthehet titullar. Kjo vlen për të dhe të tjerët, duhet ajo ‘egërsi’ e shëndetshme që kërkoj nga të gjithë”.

The post Asllani drejt largimit të menjëhershëm nga Torino. Prishje e huazimit, rikthehet tek Interi? appeared first on Telesport.